Kurs trajnimi për Kërkesat për Hyrje në një shtet

DSCN0797

Kurs trajnimi për Kërkesat për Hyrje në një shtet

Më 5 Maj, PAMECA IV filloi kursin e trajnimit të Kërkesave për Hyrje, pjesë e komponentit 5 për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Në datat 5-6 Maj, u organizua trajnimi I parë me 12 pjesëmarrës (nga Pikat e Kalimit Kufitar 3 Urat, Sopik, dhe Kakavije) në Gjirokastër. Trajnimi I dytë me 12 pjesëmarrës (Pogradec, Qafe Thane, Tushemisht dhe Kapshtice) vijoi në datat 8-9 Maj në Korcë. Trajnimi do të vazhdojë në javët në vijim në qarqet e tjera.

Qëllimi kryesor I këtij trajnimi është të rishikohet më në detaje baza ligjore e kontrollit kufitar (si ligjet shqiptare dhe Kodi Shengen) si dhe elementet e Shengenit për kontrollet e kalimit në hyrje dhe në dalje për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit midis agjencive të ndryshme dhe atij ndërkombëtar (elementet e BE-së për modelin e kontrollit me katër shtylla).

Gjatë kurseve u trajtuan edhe shembuj praktik dhe pyetjet e ndryshme që u ngritën gjatë kursit nga pjesëmarrësit. Gjithashtu, këta të fundit përmendën edhe praktikat e mira të punës së tyre të cilat do të përfshihen tek zhvillimet e ardhshme.

Maj 13, 2014 / @sq