PAMECA IV kontribuon në luftën kundër terrorizmit dhe KO në nivel rajonal

PAMECA IV kontribuon në luftën kundër terrorizmit dhe KO në nivel rajonal

PAMECA IV, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Italisë, organizoi dhe financoi një vizitë studimore në Romë, Itali për Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Policinë e Kosovës duke kontribuar sërish në trajtimin dhe krijimin e mundësive për adresimin dhe trajtimin e çështjeve të terrorizmit dhe krimit të organizuar në nivel rajonal. Kjo vizitë u krye në datat 31 janar deri më 2 shkurt 2017.

Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i përvojës midis homologëve të Policisë Italiane, drejtuesëve të Policisë së Shtetit Shqiptar (PSh), dhe drejtuesëve të Policisë së Kosovës (PK), në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar bazuar në dispozitat përkatëse ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar në këto fusha në mënyrë që të përmirësohen njohuritë mbi teknikat e luftës kundër terrorizmit sipas standardeve më të mira të BE-së dhe të shkëmbehen përvoja në kuadrin ligjor të luftëtarëve të huaj.

Delegacionet nga PSh dhe PK u shoqëruan nga drejtuesi i ekipit të PAMECA IV, z Giorgio Butini.

Shkurt 2, 2017 / @sq