Mbështetje për Sindikatën e Policisë Shqiptare

DSCN0670

Mbështetje për Sindikatën e Policisë Shqiptare

Më 7 dhe 8 nëntor 2013, PAMECA IV kreu një seminar për t’i ardhur më tej në ndihmë Sindikatës së Policisë Shqiptare në rritjen e kapaciteteve të saj për të negociuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministritë e tjera përkatëse kushte më të favorshme kontraktuale për oficerët e policisë.

Seminari u mbajt nga një ekspert afatshkurtër nga Policia e Shtetit Italian i cili kishte një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar me sindikatën e policisë. Gjatë seminarit dyditor u paraqitën modeli dhe praktikat më të mira të Italisë dhe u tregua se si të nxiten dhe të rriten kapacitetet e sindikatave të policisë për të negociuar në mënyrë të efektshme kushte më të favorshme kontraktuale dhe pune për oficerët e policisë me punëdhënësin e tyre, Policinë e Shtetit Shqiptar.

Seminari u ndoq nga 35 pjesëmarrës, përfaqësues të sindikatës në nivel qendror dhe lokal, si dhe përfaqësues nga zyrat e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit në nivel Drejtorie të Përgjithshme dhe nga të dymbëdhjetë Drejtoritë Rajonale të Policisë.

Shkurt 4, 2014 / @sq