Menaxhimi i integruar i kufijve

Veprimtaritë e parashikuara në këtë komponent synojnë forcimin e kapaciteteve të PSH për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, si edhe të agjencive të tjera që veprojnë në këtë fushë. Aktivitetet kryesore përfshijnë mbështetje për përmirësimin e kuadrit institucional, legjislativ dhe infrastrukturor, kapaciteteve për menaxhimin e rrezikut si dhe kryerjen e trajnime në përputhje me Kurrikulën e Përbashkët të FRONTEX.

PAMECA V do të asistojë përfituesit që të zhvillojnë më tej kapacitetet brenda PKM lidhur me analizën e riskut dhe mbledhjen e të dhënave. Këto veprimtari synojnë që të përditësojnë dhe të përmirësojnë kapacitetet e MIK që të arrihet përputhshmëri e plotë e Sistemit të Sigurisë Kufitare me praktikat më të mira dhe me acquis të BE/Schengen.