Mledhja e Dytë e Bordit Drejtues të Palëve të Interesit PAMECA V

scm2_pv1

Mledhja e Dytë e Bordit Drejtues të Palëve të Interesit PAMECA V

Mbledhja e dytë e Bordit Drejtues të Palëve të Interesit (MBD) të PAMECA V u zhvillua në ambientet e Akademisë së Sigurisë se Policisë, më 29 mars 2018. Ky takim synonte prezantimin e arritjeve të gjashtë mujorit të parë të zbatimit të projektit nga gushti 2017 deri në janar 2018 dhe si përfundim edhe planin i dytë i punës për periudhën shkurt – korrik 2018. Ky event mblodhi së bashku zyrtarë të nivelit të lartë nga DBE dhe përfitues nga të cilët Z. Stephen Stork, Shefi i Operacioneve, Seksioni 1, DBE, Znj. Rovena Voda, Zëvendës Ministër i Brendshëm, Z. Eduart Merkaj, Drejtor i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Kosta Beluri, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, etj.

Përfituesit kryesorë përsëritën rëndësinë e të pestë komponentëve të projektit dhe mbështetjen kryesore për forcimin e përgjithshëm të luftës kundër korrupsionit, kundër terrorizmit dhe sigurisë në pikat kufitare. Ata vlerësuan si shumë mirë të strukturuar dhe mjaft të dobishëm planin e punës për aktivitetet e ardhshme duke përfshirë mbështetjen teknike, vizitat studimore, trajnimet, si dhe mbështetjen për planifikimin strategjik dhe ndihmën me menaxhimin e burimeve. Është përmendur si me rëndësi të veçantë nevoja për mbështetje për të zhvilluar edhe më tepër menaxhimin e burimeve njerëzore pranë të gjithë përfituesit kryesorë të PAMECA V.

 

Drejtuesi i Projektit, Z. D`Achille, prezantoi gjerësisht rezultatet e periudhës gjashtë muajore, planin e punës të aktiviteteve të pritshme dhe u sugjeroi disa rekomandime kyçe përfituesve kryesorë.

Pjesëmarrësit ndanë vlerësimin e tyre më të lartë për bashkëpunimin me projektin dhe kontributin e dhënë.

Anëtarët e MBD miratuan raportin e parë të progresit dhe planin e punës për aktivitetet e ardhshme.

 

me shume foto …

 

 

/ @sq