PAMECA V zhvillon seminarin mbi “Teknikat Proaktive Hetimore për të Luftuar Krimin e Organizuar”

8

PAMECA V zhvillon seminarin mbi “Teknikat Proaktive Hetimore për të Luftuar Krimin e Organizuar”

PAMECA V zhvilloi një seminar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit në 20 shtator 2018. Ky aktivitet mblodhi 14 oficerë të policisë gjyqësore nga DVP e Durrësit dhe nga tre komisariatet e saj vartëse, përkatësisht Komisariati i Krujës, Shijakut dhe Durrësit. Në këtë drejtim PAMECA V vazhdon zbatimin e planit të tretë të punës me aktivitetin e dedikuar lidhur me “Seminare vendore mbi teknikat proaktive hetimore”.

Ky seminar ofroi informacion të përditësuar dhe praktikat më të mira mbi teknikat hetimore për të luftuar krimin e organizuar, me fokus të veçantë në aktivitetin e paligjshëm të pastrimit të parave. Seminari u pasurua përmes shqyrtimit të disa rasteve konkrete nga Eksperti ndërkombëtar i PAMECA V, i cili ka një përvojë 30-vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar në Itali, duke gjeneruar kështu një debat aktiv mbi sfidat aktuale me të cilat përballet Policia sa i përket hetimit dhe ndjekjes penale të cështjeve të krimit të organizuar, probleme praktike dhe ligjore që hasen në kontekstin shqiptar, si dhe mënyrat se sim und të  përmirësohet performance e Policisë dhe efikasiteti i tyre në punë.

 

me shume foto …

 

 

/ @sq