PAMECA IV Menaxhimi Integruar i Kufijve (MIK)

Qëllimi kryesor i këtij komponenti është të asistojë autoritetet shqiptare për të harmonizuar sistemin e sigurisë së kufijve shqiptar me konkluzionet e Këshillit të 2006, për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Kufijve (përfshirë edhe zhvillime të tjera) dhe me modelin e BE-së për kontrollin me katër shtylla.
Legjislacioni dhe struktura përgjegjëse për menaxhimin e integruar të kufijve, siç edhe përmendet në Raport Progresin 2011, 2012, janë në një linjë me Acquis Communitaire. Megjithatë, sipas zhvillimeve më të fundit të ligjeve të Komunitetit, PAMECA IV do të asistojë edhe rishikimin e legjislacionit edhe nëse është e nevojshme do të propozojë ndryshimet përkatëse.
PAMECA IV synon gjithashtu të fuqizojë analizën e riskut në nivel operacional, strategjik dhe taktik, zhvillimin e treguesve të riskut dhe përcaktimin e profileve.
Duke pasur parasysh se zbatimi i suksesshëm i menaxhimit të kufirit mbështetet në një sistem që duhet të funksionojë më së miri midis agjencive, midis brenda vetë strukturës dhe me bashkëpunimin ndërkombëtar, PAMECA IV do të vazhdojë të asistojë për zhvillimin e infrastrukturës teknike dhe kapacitetin institucional të kufijve (tokësor, ajror dhe kufirin blu, për pikat e kalimit kufitar dhe skuadrat e lëvizshme, kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit; në fokus do të jetë edhe QNOD-ja). Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe trajnimit bazë dhe të avancuar aty ku konsiderohet e nevojshme.
Qëllimi përbashkët është të ketë një nivel të lartë të bashkëpunimit midis agjencive, midis brenda strukturave dhe atij ndërkombëtar, sipas acquis të BE-së dhe Shengen dhe Katalogut me Rekomandime dhe Praktikave më të mira. PAMECA IV do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera partnere (ICITAP, EXBS, OSBE. etj)për të shmangur dublikimet dhe për të pasur një ide më të qartë të veprimtarive prej secilit.
Të gjitha këto veprimtari të planifikuara do të bazohen tek vlerësimi që kryhet në fillim të projektit. Ky vlerësim do të bazohet tek rregullat e përgjithshëm të vlerësimit Shengen. Në këtë kontekst PAMECA IV synon të përmirësojë kapacitetin e Shqipërisë për vetëvlerësim dhe për të mbështetur hartimin e treguesve të performancës dhe të efiçencës.