Takimi i Tretë i Komitetit Drejtues të PAMECA V

DSC_7552

Takimi i Tretë i Komitetit Drejtues të PAMECA V

Më 28 shtator 2018, PAMECA V organizoi takimin e Tretë të Komitetit Drejtues, të palëve të Interesit, takim që mblodhi së bashku përfaqësuesit e përfituesve të PAMECA V dhe të gjithë aktorëve të interesuar. Takimi u moderua nga Z. D`Achille dhe kryesohej nga një panel folës nga EUD Z. Mario Mariani, Drejtues i Bashkëpunimit, Znj. Rovena Voda, Zëvendës Ministër i Brendshëm, Znj. Aida Hajnaj, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PSH, Z. Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Drejtuesi I Projektit Z. D`Achille, beri paraqitjen e progresit të bërë në drejtim të planit të punës së aktiviteteve, për gjashtëmujorin e dytë të implementimit, përkatësisht shkurt – korrik 2018; aktivitetet e kryera; menaxhimi financiar i projektit deri më sot, dhe aktivitetet e planifikuara për semestrin e ardhshëm Gusht 2018 – Janar 2019.

Gjatë periudhës së raportimit, PAMECA V ka dhënë mbështetje këshillimore përfituesve, me trajnime në vend dhe rajonale, dy konferenca të nivelit të lartë që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, asistencë ndaj policimit në komunitet, të misioneve mbi monitorimit e kufirit, këshillime të vazhdueshme për sistemin e radiokomunikimit, Çështjet e BE-së, rritja e cilësisë së menaxhimit të burimeve njerëzore në ASP dhe përfundimisht ndihma me bazë ad-hoc, si është kërkuar nga ana e  përfituesve. Progresi është arritur në të gjitha fushat e ndërhyrjes nëpërmjet pesë komponentëve të tij.

Përfituesit vlerësuan punën e bërë nga ana e projektit dhe bashkëpunimi deri tani. Tre institucionet përfituese të PAMECA V erdhën me disa kërkesa për të shtuar disa aktivitete për zbatimin e planit të ardhshëm të punës (gusht 2018 – janar 2019).

PAMECA do të vlerësojë mundësinë për të ndihmuar përfituesit dhe do të vazhdojë të mbështesë ata sa më shumë që të jetë e mundur në lidhje me kërkesat ad hoc, jashtë planit të punës. Takimi përfundoi me një marrëveshje të përbashkët për një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me përfituesit në rrugën e përbashkët të zbatimit të projektit.

me shume foto …

 

 

/ @sq