Seminar Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Euros

1MN_S

Seminar Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Euros

Në përputhje me objektivin e përgjithshëm të Komponentit 1 – Mbështetje për bashkëpunimin mes institucioneve dhe atë ndërkombëtar, Z. Carmine Pirozzoli, Prokuror dhe EAGj i PAMECA V, ndoqi së bashku me pjesëmarrës shqiptarë nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Doganat, seminarin ndërkombëtar “Një Strategji Komunitare për Mbrojtjen e Euros në Zonën e Mesdheut”, që u mbajt në Podgoricë nga data 22 deri në 24 nëntor 2017.

Ky aktivitet u financua nga Programi Europian “Pericles” dhe u zbatua me mbështetjen e Komisionit Europian –ECFIN. Delegacione nga Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Herzegovina, Kroacia, Qiproja, Greqia, Italia, Malta, Mali I Zi, Rumania, Serbia, Holanda, Turqia si edhe nga Komisioni Europian – ECFIN, Banka Qendrore Europiane, Europol dhe Eurojust morën pjesë në seminar.

Duke mbajtur parasysh dimensionin ndërkufitar të fenomenit të falsifikimit të parave, shkëmbimi I efektshëm I informacionit ndërmjet vendeve e nëpërmjet kanaleve ndërkombëtare të bashkëpunimit, është tepër thelbësor. PAMECA V favorizoi pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar të përbërë nga Z. Çezar Keçi nga Policia e Shtetit, Znj.Pranvera Pustina nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Z.Helidon Bele nga Administrata Doganore. Ky seminar shërbeu për rritjen e ndërgjegjësimit të përgjithshëm për mbrojtjen e euros dhe për të patur një tablo të instrumenteve që shërbejnë për përmirësimin e hetimeve në luftën kundër falsifikimit të kartëmonedhave dhe monedhave.

 

Nëntor 25, 2017 / @sq