SEMINAR mbi ‘Mesimet e Nxjerra’ ne vijim te Ushtrimit te “Dorezimit te Kontrolluar” Tirane, 19 Janar 2017

120037

SEMINAR mbi ‘Mesimet e Nxjerra’ ne vijim te Ushtrimit te “Dorezimit te Kontrolluar” Tirane, 19 Janar 2017

Në kuadrin e Komponentit 2, PAMECA IV organizoi një Seminar mbi “Mësimet e Nxjerra” në vijim të Ushtrimit praktik të “Dorëzimit të Kontrolluar” lidhur me trafikimin e armëve, të zhvilluar në Qershor 2016 me homologët Maqedonas.

Pjesëmarrës në këtë Seminar ishin Shefat e Sektorëve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe specialistë nga të 12 DVP.

Seminari, që u moderua nga z. Gilles LOCCHI, EAGJ I PAMECA IV dhe nga z. Vladimir MARRA, Prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u përqendrua në çështjet operacionale dhe proceduriale që hasen gjatë një operacioni të dorëzimit të kontrolluar, duke trajtuar gjithashtu rregullat e procedimeve penale në lidhje me transmetimin zyrtar shtetit që i kërkohet.

Janar 20, 2017 / @sq