Seminar mbi Rolin e Gjyqtarit të Seancës Paraprake

20180124_094709

Seminar mbi Rolin e Gjyqtarit të Seancës Paraprake

Pesëdhjetë e pesë gjyqtarë dhe prokurorë ndoqën seminarin mbi Rolin e Gjyqtarit të Seancës Paraprake të organizuar nga PAMECA V në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës në datat 24 dhe 25 janar 2018.

I moderuar nga Eksperti Afatgjatë Prokurori Carmine Pirozzoli, ky seminar pati një panel me Gjyqtarë dhe Prokurorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë prezantimet dhe fjalimet e të cilëve synuan që të nxisin diskutime mes pjesmarrësve mbi seancën paraprake si një hap qendror dhe tepër i rëndësishëm i procedimit, si edhe në të kuptuarit dhe zbatimin e duhur të tij. Një rëndësi e veçantë iu kushtua rolit të prokurorit dhe të policisë gjyqësore si edhe marrëdhënies së tyre gjatë fazës së hetimit, me qëllim sigurimin e materialeve sa më të mira hetimore për t’u paraqitur në seancën paraprake, duke mbajtur gjithnjë në mendje mundësinë që ka personi i akuzuar për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Njëkohësisht, pjesëmarrësit dhe ekspertët diskutuan edhe mbi funksionin e Gjyqtarit të Seancës Paraprake dhe Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake, në dritën e risive të parashikuara në Kodin e ri të Procedurës Penale.

me shume foto …

 

 

Janar 29, 2018 / @sq