Seminar dy ditor mbi Seancën Paraprake – Roli i Gjyqtarit dhe Prokurorit

2906185

Seminar dy ditor mbi Seancën Paraprake – Roli i Gjyqtarit dhe Prokurorit

Më 28-29 qershor 2018, PAMECA V mbajti raundin e dytë të trajnimit për Rolin e Gjyqtarit dhe Prokurorit të Seancës Paraprake. Organizimi i këtij trajnimi është bërë në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës. Raundi i dytë i këtij trajnimi ishte i domosdoshëm, pasi gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet të njihen me rregullat e reja të seancës paraprake si një institucion i ri procedural / fazë e parashikuar për herë të parë në Kodin e Procedurës Penale dhe për të thelluar njohuritë profesionale mbi lidhjen midis prokurorit dhe policisë gjyqësore gjatë hetimeve paraprake. Gjykatat Shqiptare janë organizuar për të mirëpritur funksionimin e gjyqtarit të ri të seancës paraprake me kompetencën për të garantuar kontrollin e veprimtarisë së prokurorit gjatë fazës së hetimeve paraprake. Dy ekspertë italianë u ftuan nga PAMECA për të ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare me 50 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë të ftuar nga Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Krimeve të Rënda, Zyrat e Prokurorive  dhe nga Gjykatat e Rretheve . Gjatë seminarit dy-ditor gjyqtarët dhe prokurorët patën rastin të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojën e tyre në raste konkrete nga puna e tyre ditore, në mënyrë më specifike raste ku magjistratët Shqiptar hasin vështirësi në praktikën e përditshme.

me shume foto …

 

 

/ @sq