PAMECA IV organizon një seminar për arkitekturën e BE-së, duke u përqenduar më shumë në punën e Grupeve të Punës në fushën e zbatimit të ligjit

RIMG0140

PAMECA IV organizon një seminar për arkitekturën e BE-së, duke u përqenduar më shumë në punën e Grupeve të Punës në fushën e zbatimit të ligjit

Në kuadër të komponentit 6 të planit të punës, veprimtarisë 6.1 “Mbështetje nëpërmjet këshillimit për Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të PSh për zhvillimin e politikave gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të adresuar çështjet aktuale, sidomos në lidhje me hartimin e dokumenteve strategjike”, në datat 3 -4 shkurt 2015, PAMECA IV organizoi një seminar mbi arkitekturën e BE-së në lidhje me Grupet e Punës të Sekretariatit të Këshillit BE-s, duke i kushtuar vëmendje të veçantë atyre grupeve të punës që merren më çështjet e zbatimit të ligjit, përbërjen e tyre, rotacioni i presidencava dhe axhedat përkatëse, metodologjia e punës dhe marrëdhëniet e punës me CATS, COSI, CivCom dhe Këshillin e Ministrave në përbërje të Punëve të Brendshme. Seminari u ndal më gjatë në trajtimin e një sërë grupesh pune dhe disa shembujve konkretë në fushat përkatëse që mbulohen nga grupet e punës për zbatimin e ligjit. Në trajnim morën pjesë punonjës të nivelit e mesëm dhe të lartë të menaxhimit në MPB dhe PSh.

Shkurt 4, 2015 / @sq