SEMINAR PËR FORCIMIN E AFTËSIVE DREJTUESE TË OFICEREVE FEMRA TË POLICISË

5

SEMINAR PËR FORCIMIN E AFTËSIVE DREJTUESE TË OFICEREVE FEMRA TË POLICISË

Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë një nismë për të mundësuar që gratë police të nivelit të mesëm të marrin role komanduese operacionale për herë të parë. Në përgjigje të kërkesës së PSh për ta mbështetur në këtë nismë, nevojave të identifikuara për trajnim nga përfituesi dhe në përputhje me mandatin dhe veprimtaritë e miratuara në bazë të komponentit 1 të projektit, PAMECA IV së bashku me ICITAP e mbështeti këtë iniciativë të PSh duke rekrutuar një eksperte afatshkurtër për të hartuar dhe mbajtur një kurs trajnimi 5 ditor mbi aftësitë drejtuese për të kontribuar në forcimin e aftësive udhëheqëse dhe aftësive vetëafirmuese të femrave police për të bërë të mundur që oficeret e policisë të rangut të mesëm të marrin për herë të parë role komanduese operacionale.

Ky trajnim i parë është pjesë e një programi më të gjerë eksperimental trajnimi, mentorimi dhe mësimi që do të zhvillohet në muajt e ardhshëm.

Ndër të tjera, trajnimi mbuloi edhe çështje të lidershipit dhe motivimit të para në kuadër të komandimit operacional dhe në njohje të mënyrave të ndryshme të lidershipit që përdoren nga burrat dhe gratë në rrethana të ndryshme, në veçanti në lidhje me kulturën në Shqipëri; strategjisë dhe delegimit me qëllim rritjen e besimit të pjesëmarrëseve në lidhje me aftësinë e tyre për të marrë përgjegjësi dhe për të drejtuar, por edhe pë të njohur kufizimet që mund të priten prej tyre; menaxhimit të situatave dhe vendimmarrjen veçanërisht të natyrës operative, por edhe në lidhje me administrimin dhe personelin në një mjedis operacional; menaxhimit të incidenteve kritike ku përfshihet një përgjigje e menjëhershme si dhe fazat e mëvonshme duke pasur parasysh çështje të personelit që kanë të bëjnë me turne të zgjatura nën presion ekstrem.

Reagimet e pjesëmarrëseve në lidhje me trajnime të mëtejshme për këto tema, ishte se ato do të përfitonin nga njohuritë dhe aftësitë e mëtejshme të fokusuara ndër të tjera në: menaxhimin operacional specifik më të detajuar; komunikimin me mediat dhe me komunitetin; kurs trajnimi për mbijetesën operacional; përgjigjen ndaj konflikteve personale; si të fitohet avantazh në një ambient taktik mashkullor; shembuj të veçantë; vizita dhe shkëmbim përvojash me një organizatë policore të një vendi tjetër (fqinj).

Trajnimi u ndoq nga 6 oficere policie me grada komisare, kryekomisare dhe nënkomisare. Vlerësimi i përgjithshëm i trajnimit ishte se ai ishte i dobishëm dhe efektiv dhe të gjitha temat që u diskutuan dhe gjërat e reja që u mësuan, ishin me vend dhe të zbatueshme në punën e tyre.

me shume foto …

Shtator 21, 2015 / @sq