Seminar mbi “Pavlefshmëria, papërdorshmëria dhe provat atipike sipas legjislacionit Shqiptar”.

DSC0002

Seminar mbi “Pavlefshmëria, papërdorshmëria dhe provat atipike sipas legjislacionit Shqiptar”.

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA IV dhe veçanërisht Veprimtarisë 2.7 e cila parashikon shtjellimin e mëtejshëm të analizës së kriminalitetit, në fushën e korrupsionit, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe koordinimin e brendshëm ndërmjet institucioneve, PAMECA IV organizoi Seminarin “Mbi pavlefshmërinë, papërdorshmërinë dhe provat atipike sipas legjislacionit Shqiptar”.

Seminari u zhvillua me datë 21 Janar 2016, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës, me pjesëmarrjen e 40 gjyqtarëve dhe prokurorëve pranë Gjykatave të ndryshme të Shkallës së Parë dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore. Një prokuror Italian pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Kasacionit, konkretisht Z. Fulvio Baldi, bërë një prezantim të detajuar të legjislacionit Italian lidhur me llojet e pavlefshmërive, papërdorshmërinë, provat atipike dhe parregullsitë e provave. Prezantimi trajtonte këtë problematikë sipas këndvështrimit të gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit mbrojtës.

  1. Henrik Ligori, Prokuror pranë Prokurorsë së Krimeve të Rënda prezantoi legjislacionin Shqiptar lidhur me llojet e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë. Gjatë prezantimit të tij, u u analizuan dy Vendime të Gjykatës së Lartë mbi pavlefshmërinë e provave. Këto dy raste u trajtuan gjerësisht nga pjesëmarrësit dhe prokurori Italian, duke u fokusuar në qasjen e ndjekur në zbatim të legjislacionit vendas, por duke e krahasuar dhe me qasjen e praktikave dhe sistemeve të tjera ndërkombëtare.

Eksperti Afatgjatë për Ndjekjen Penale dhe Krimin e Organizuar pranë PAMECA IV, Z. Francesco Ciardi, prezantoi një rast të njohur ndërkombëtar, rasti i listës Falciani, rast i cili u diskutua gjerësisht nga pjesëmarrësit.

Seminari sherbeu për të shkëmbyer me homologët shqiptarë pikëpamjet dhe eksperiencën praktike mbi llojet e pavlefshmërive, papërdorshmërisë dhe provat atipike për të vijuar me një diskutim interaktiv të një niveli të lartë profesional dhe teknik.

me shume foto …

 

 

Janar 25, 2016 / @sq