Seminari “Mbi eksperiencën dhe praktikën Italiane në hetimin dhe procedimin e veprave penale të krimit financiar”.

DSCF1038

Seminari “Mbi eksperiencën dhe praktikën Italiane në hetimin dhe procedimin e veprave penale të krimit financiar”.

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA IV dhe veçanërisht Veprimtarisë 2.7 e cila parashikon shtjellimin e mëtejshëm të analizës së kriminalitetit, në fushën e korrupsionit, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe koordinimin e brendshëm ndërmjet institucioneve, PAMECA IV organizoi Seminarin e Dytë “Mbi eksperiencën dhe praktikën Italiane në hetimin dhe procedimin e veprave penale të krimit financiar”. Seminari u zhvillua me datë 12 dhe 13 Shkurt 2015, në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Dy ekspertë Italianë, konkretisht një Major i Policisë Financiare (Guardia di Finanza), Z. Nicola Monfreda, dhe një Prokuror nga Zyra e Prokurorisë së Caltanissetta-s, Znj. Cristina Lucchini prezantuan praktikën e tyre më të mirë dhe ndanë raste konkrete të hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale të krimit financiar.

  1. Eduard Gjika, Specialist pranë Sektorit të Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, dhe Z. Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, prezantuan një rast konkret të hetimit dhe procedimit të krimit financiar në Shqipëri si dhe problemet procedurale të ndeshura gjatë hetimit dhe procedimit të kësaj kategorie të veprave penale.

Seminari sherbeu për të shkëmbyer me homologët shqiptarë pikëpamjet dhe eksperiencën praktike mbi proçedimin e veprave penale të krimit financiar, vijuar me një diskutim interaktiv profesional dhe teknik.

 

me shume foto …

 

 

 

Shkurt 17, 2015 / @sq