Seminari “Mbi praktikat më të mira të eksperiencës italiane në hetimin dhe proçedimin e veprave penale të korrupsionit”

IMG_5438

Seminari “Mbi praktikat më të mira të eksperiencës italiane në hetimin dhe proçedimin e veprave penale të korrupsionit”

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA IV dhe veçanërisht Veprimtarisë 2.7 e cila parashikon shtjellimin e mëtejshëm të analizës së kriminalitetit, në fushën e korrupsioniit, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe koordinimin e brendshëm ndërmjet institucioneve, PAMECA IV organizoi Seminarin “Mbi praktikat më të mira të eksperiencës italiane në hetimin dhe proçedimin e veprave penale të korrupsionit”. Seminari u zhvillua më 30 Tetor 2014, në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfaqsuesve të Policisë së Shtetit. Dy prokurorë italianë nga Zyra e Prokurorisë së Romës, Z. Francesco Minisci dhe Z. Alberto Pioletti prezantuan dy raste të korrupsionit, në gjyqësor dhe në administratën publike hetuar dhe proçeduar prej tyre.

Mr. Madrid Kullolli, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme bëri një prezantim mbi proçedimin e veprave penale të korrupsionit në Shqipëri si edhe të problemeve proçeduriale të ndeshura gjatë hetimit dhe proçedimit të kësaj kategorie veprash penale.

Seminari sherbeu për të shkëmbyer me homologët shqiptarë pikëpamjet dhe eksperiencën praktike mbi proçedimin e veprave penale të korrupsionit, vijuar me një diskutim interaktiv profesional dhe teknik.

 

me shume foto …..

Tetor 30, 2014 / @sq