Bashkëpunimi midis Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë mbi Zbatimin e Ligjit

ASM1

Bashkëpunimi midis Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë mbi Zbatimin e Ligjit

 Më 31 maj 2018, PAMECA V inicioi një tryezë të rrumbullakët midis Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat e këtyre institucioneve arsimore lidhur me zbatimin e ligjit. Kjo tryezë e rrumbullakët mblodhi së bashku, zyrtarë të lartë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Akademinë e Sigurisë, Shkollën e Magjistraturës dhe projektet përkatëse të BE-së.

Tryeza e rrumbullakët synon krijimin e një marrëveshjeje të përbashkët midis Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë për të koordinuar më mirë aktivitetet e ardhshme në lidhje me trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë. Pjesëmarrësit theksuan gatishmërinë e të dy institucioneve për të koordinuar aktivitetet e trajnimit, dhe domosdoshmërinë për të institucionalizuar këtë bashkëpunim. Shkëmbimi i programeve përkatëse vjetore të trajnimit do të jetë një instrument që do të përmirësojë dhe koordinojë më tej përpjekjet institucionale në këtë drejtim.

Prokurorët dhe zyrtarët e policisë gjyqësore duhet të jenë të lidhur mbi baza besimi dhe bashkëpunimi të fortë e të ndërsjellë në zbatimin e ligjit. Të dy institucionet ranë dakord për nevojën për të ndjekur nga afër trajnimet për të shkëmbyer përvoja reciproke, mësimet e nxjerra dhe për të rritur kapacitetet e tyre në luftën kundër krimeve.

PAMECA V, inkurajon këtë takim paraprak dhe do të mbështesë dy institucionet në rast të ndjekjes së hapave të mëtejshëm. Për më tepër, të dy projektet e BE (përfaqësuesit e EURALIUS V dhe IPA 2017 Countering Serious Crimes in the Western Balkans) ofruan mbështetjen e tyre teknike.

me shume foto …

 

 

/ @sq