Seminar për Sigurinë Rrugore në Gjimnazin Sami Frashëri

IMG_20161118_102150

Seminar për Sigurinë Rrugore në Gjimnazin Sami Frashëri

Si pjesë e veprimtarive ndërgjegjësuese të kryera nga PAMECA IV në kontekstin e Projektit ICARUS, në Gjimnazin Sami Frashëri u organizua një seminar me pjesëmarrjen e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Policisë Rrugore, Drejtorit të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, 40 studentëve dhe mësuesve si edhe të Ekspertit Afatgjatë të PAMECA IV për Policinë Rrugore. Në fjalën që mbajti para nxënësve, Ministri I Brendshëm theksoi rëndësinë e sigurisë rrugore dhe I nxiti ata që ta përcillnin këtë mesazh edhe tek familjarët e tyre.
Më pas, si pjesë e aktivitetit, u shfaq filmi Rinia Europiane I cili u pasua nga një seancë interesante pyetje-përgjigjesh e cila tregoi përfshirjen e studentëve si edhe kapacitetin e tyre për të vlerësuar problemet lidhur me sigurinë rrugore.

Kjo veprimtari u krye në kuadrin e Komponentit 4 të Projektit PAMECA.

me shume foto …

 

 

Nëntor 22, 2016 / @sq