26 korrik 2018, Tryezë e rrumbullakët “Rëndësia e statistikave të kriminalitetit”.

stats

26 korrik 2018, Tryezë e rrumbullakët “Rëndësia e statistikave të kriminalitetit”.

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA V dhe veçanërisht Veprimtarisë 5.5 e cila parashikon asistencë të mëtejshme në përmirësimin e kapaciteteve të palës përfituese në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore, PAMECA V organizoi Tryezën e Rrumbullakët për “Rëndësinë e statistikave të kriminalitetit”.

Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Zyrave të Statistikës së Prokurorisë së Përgjithsme, Policisë së Shtetit dhe Institutit të Statistikave. Kjo tryezë e rrumbullakët synoi që të diskutohej qasja metodologjike e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave statistikore nga Prokuroria e Përgjithhsme dhe Policia e Shtetit, si dhe përputhshmëria e tyre me procedurat e mbledhjes së statistikave sipas standarteve të EUROSTAT dhe sherbeu për të shkëmbyer me homologët shqiptarë pikëpamjet dhe eksperiencën praktike mbi metodologjinë e mbledhjes së të dhënave.

Përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit patën mundësinë të prezantojnë çështjet dhe problematikat e tyre lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe saktësinë e tyre. Një nga shqetësimet e ngritura lidhej me numrin e kufizuar të punonjësve të angazhuar me mbledhjen e statistikave si dhe mungesa e trajnimeve, duke pasur parasysh rëndësinë e të dhënave statistikore për të ardhmen e vendit në rrugën drejt BE-së, të dhëna të cilat shërbejnë për të ndjekur edhe ecurinë e hetimeve.

Përfaqësuesi i Institutit të Statistikave prezantoi disa iniciativa të fundit të ndërmarra nga INSTAT mbi metodologjinë e mbledhjes së të dhënave në mënyrë të saktë, të besueshme dhe të dobishme. INSTAT ngriti çështjen e rëndësisë së aplikimit të një metodologjie të unifikuar nga agjencitë ligjzbatuese, me qëllim përgatitjen e analizave vlerësuese më të thella.

Eksperti Afatgjatë për Ndjekjen Penale dhe Krimin e Organizuar dhe Burimet Njërëzore pranë PAMECA V, respektivisht, z. Carmine Pirozzoli dhe z. Giovanni Pasqua, prezantuan praktikat më të mria të BE-së si dhe siguruan pjesëmarrësit që PAMECA V do të vijojë të sigurojë mbështetje dhe ekspertizë ndërkombëtare në këtë fushë të rëndësishme përmes organizimit të seminareve në të ardhmen.

/ @sq