Seminar mbi “Standardizimin dhe Institucionalizimin e Statistikave të Krimit”

instat-2

Seminar mbi “Standardizimin dhe Institucionalizimin e Statistikave të Krimit”

Më 22 nëntor 2018, PAMECA V në bashkëpunim me UNODC organizoi një seminar mbi “Standardizimin dhe Institucionalizimin e Statistikave të Krimit”, ku morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë, Institutit të Statistikave, EURALIUS, OSBE dhe IPA 2017.

Fjala e hapjes u mbajt nga Zëvendës-drejtuesi i projektit PAMECA, Z. Carmine Pirozzoli, Drejtori i INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj dhe përfaqësuesi i UNODC, Znj. Macarena Torres Rossel.

Temat kryesore e diskutimit ishte qasja metodologjike e mbledhjes së të dhënave, përpunimit dhe elaborimit të të dhënave statistikore, harmonizimit të procedurës së mbledhjes së të dhënave me standardet e EUROSTAT-it dhe përcaktimit të mekanizmave të koordinimit në krijimin e të dhënave statistikore të besueshme dhe të krahasueshme midis institucioneve të zbatimit të ligjit. Gjatë një diskutimi aktiv, u ngritën disa çështje lidhur me sektorin e statistikave në Shqipëri dhe u theksua nevoja e krijimit të mekanizmave të koordinimit ndërmjet institucioneve shqiptare që mund të ndihmojnë në shmangien e çdo mospërputhjeje në grumbullimin dhe analizën e të dhënave sidomos duke pasur parasysh procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Fjalët përmbyllëse u dhanë nga z Steven Stork nga Delegacioni i BE-së dhe Z. Carlo D’Achille, Drejtuesi i PAMECA V ku theksuan rëndësinë e statistikave të besueshme në nivel të BE-së, si një mjet për të përcaktuar strategjitë e duhura për të trajtuar problemet reale të Shqipërisë.

me shume foto …

 

 

/ @sq