Takim koordinimi për trajnimet e ofruara nga shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë për PKM-në

IMG_0873

Takim koordinimi për trajnimet e ofruara nga shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë për PKM-në

Në vijim të rekomandimit të PAMECA V, Departamenti i Policisë së Kufirit dhe Migracionit (DPKM) mblodhi në një tryezë Oficerët Ndërlidhës të shteteve anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, për të koordinuar trajnimet e ofruara prej tyre për Policinë e Kufirit dhe Migracionit. Përfaqësues të PAMECA V, Oficerët Ndërlidhës të shteteve anëtare të BE-së dhe Turqisë, si edhe përfaqësues të ICITAP, EXBS, OSCE, IOM dhe UNHCR, ishin të pranishëm në takimin e kryesuar nga Drejtori i DPKM.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të arrihej një marrëveshje për koordinimin e trajnimeve që do t’i ofrohen PKM-së nga secili pjesëmarrës, në mënyrë që të identifikohen burimet, të shmangen dublikimet dhe mbivendosjet. Në marrëveshje me DPKM-në, PAMECA V propozoi të luajë një rol koordinues dhe shprehu gatishmërinë për të mbledhur nevojat e DPKM-së për trajnim, si edhe programet e trajnimit të secilit prej pjesëmarrësve, për t’i ndarë ato më pas me të gjithë partnerët. PAMECA V, si projekt i BE-së, është gjithashtu e gatshme të koordinojë dhe kontribuojë në mbështetjen e ofruar nga shtetet anëtare të BE-së përmes trajnimeve, duke kontraktuar ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së për lëvrimin e trajnimeve bazuar në nevojat e PKM-së.

Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord për shkëmbimin e informacionit rreth programeve të trajnimit me PAMECA V dhe PKM-në. Nevojat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit për trajnime dhe programet e trajnimit të partnerëve do të mblidhen nga PAMECA V dhe do të ndahen me të gjitha grupet e interesit. Partnerët do të vlerësojnë trajnimet e planifikuara prej tyre përkundrejt nevojave të PKM-së, në mënyrë që të rritet ndikimi i këtyre trajnimeve te përfituesi.

me shume foto …

 

 

/ @sq