Takim Zyrtar me Gardën e Republikës – Procesi i Vetingut

GS1

Takim Zyrtar me Gardën e Republikës – Procesi i Vetingut

Më datën 10 Maj 2018, Eksperti Afat Gjatë i PAMECA V, Z. Giovanni Paqua zhvilloi nje takim pune me Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Z. Gramos Sako.

Në fokus të këtij takimi qëndronte procesi i vetingut, pjesë e të cilit ishte edhe Garda e Republikës, si Institucion varësie i Ministrisë së Brendshme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi vështirësitë e hasura gjatë këtij procesi, mbarëvatjen e tij dhe shqyrtimin e rezultateve në përfundim të këtij procesi.

Në përfundim të këtij takimi, Z. Pasqua shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës në projektet që PAMECA V do të zhvillojë me burimet njerëzore duke ofruar asistencë në fushën e sigurisë, trajnime për punonjësit dhe njëkohësisht konsultime mbi përmirësimin e kuadrit ligjor të vetë institucionit.

/ @sq