TAKIMI I PARË I BORDIT DREJTUES TË PALËVE TË INTERESUARA TË PROJEKTIT PAMECA V

2

TAKIMI I PARË I BORDIT DREJTUES TË PALËVE TË INTERESUARA TË PROJEKTIT PAMECA V

Konsolidimi i Agjencive Ligj zbatuese – Mbështetje për MPB, PSH dhe Prokurorinë (PAMECA V) është një nga projektet kryesore të financuara nga Bashkimi Evropian, që mundëson asistencë teknike dhe mbështetje për Agjencitë Ligj zbatuese shqiptare, në mënyrë të posaçme për Policinë e Shtetit dhe Zyrat e Prokurorisë, në përmbushje të objektivave të tyre për të sjellë punën e tyre sa më pranë standarteve të kërkuara nga BE në fushën e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë.

Ky ishte Takimi i Parë i Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara të Projektit PAMECA V, i cili bashkë kryesohet nga Drejtuesi i Ekipit, Z. Carlo D’Achille; Zëvendës Ministër i Brendshëm, Znj. Rovena Voda; Drejtori i Përgjithshëm i PSH, Z. Haki Çako si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Z. Kostaq Beluri. Përfituesit kryesore të Projektit PAMECA V, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të Ambasadave të Vendeve Partnere të Konsorciumit Itali, Francë dhe Austri, përfaqësues të institucioneve shqiptare, projekte të tjera në fushën e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë (DLS) si dhe palë të tjera të interesuara.

Bordi Drejtues i Palëve të Interesuara është përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës, propozimin e veprimeve të mëtejshme që do të ndërmerren; komunikimin e rezultateve dhe arritjeve; miratimin e planeve të punës gjashtëmujore dhe të raporteve të tyre përkatëse, si dhe rekomandimin dhe miratimin e ndryshimeve në ecurinë e përgjithshme të aktiviteteve të projektit.

Z. D’Achille bëri një prezantim të fazës fillestare të PAMECA V duke u fokusuar në pesë fushat kryesore, që përfshijnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit, menaxhimin e integruar të kufijve, planifikimi strategjik dhe koordinimi i kapaciteteve të përfituesve të drejtpërdrejtë si dhe burimet njerëzore, financiare dhe logjistike.

Gjatë Takimit palët e interesuara u njohëm me Planin e parë të Punës që mbulon periudhën kohore gusht 2017 deri në janar 2018, duke përfshirë dhe disa aktivitete të kryera deri më tani. Këto aktivitete kryesisht fokusohen në mbështetje këshillimore dhënë PSH në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit; përfundimi i misionit të vlerësimit për 25 çështjet e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si pjesë e iniciativës së DG NEAR; vizita në terren në Pika të ndryshme të Kalimit Kufitar me qëllim monitorimin e politikave të migracionit dhe të kufirit; mbështetje dhe këshillim për Ministrinë e Brendshme lidhur me koncept dokumentin e politikave me prioritet në fushën e Rendit dhe të Sigurisë Publike si dhe për Kapitullin 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Gjatë Takimit të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara u diskutuan disa faktorë pengues në zbatimin e aktiviteteve të PAMECA V, faktorë të cilët lidhen kryesisht me burimet njerëzore dhe lëvizjet e shpeshta të personelit.

Nevojat konkrete lidhur me realizimin e objektivave të Agjencive Ligj zbatuese, u trajtuan nga përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Prokurorisë, me qëllim përmirësimin e performancës në punë dhe të vazhdimësisë institucionale. Rëndësia e zbatimit të paketës ligjore për reformën në drejtësi, së bashku me krijimin e institucioneve të reja, vuri në dukje nevojën për trajnime të posaçme për prokurorët dhe oficerët e policisë.

Zbatimi efikas i aktiviteteve të PAMECA V synohet të realizohet përmes kombinimit të qasjes strategjike dhe operacionale me trajnime dhe seminare tematike.

Përfaqësues të MB, PSH, PP dhe të Delegacionit Evropian në Shqipëri adresuan komentet e tyre pozitive si dhe sugjerimet lidhur me punën aktuale të projekti dhe aktivitetet në të ardhmen.

Bordi Drejtues i Palëve të Interesuara të Projektit mblidhet çdo gjashtë muaj.

 

me shume foto …

 

Tetor 11, 2017 / @sq