Seminar mbi Teknikat për Hetimin e Krimit Financiar

fier-2

Seminar mbi Teknikat për Hetimin e Krimit Financiar

Në 13 dhjetor 2018, Eksperti Ndërkombëtar për Krimin e Organizuar të PAMECA V organizoi një seminar për oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, i cili mblodhi 13 specialistë nga Sektori për Hetimin e Krimeve, Seksioni i Krimeve ndaj personit/ pasurisë/ të miturve, Krimi Ekonomik dhe Financiar, Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve.

Ky seminar, i cili u hartua në kuadër të nën- aktivitetit 1.2.21 të Planit të 3-të të Punës së PAMECA V “Seminare vendore për hetimin e krimit financiar lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike”, kishte për qëllim përmirësimin e mëtejshëm të aftësive hetimore financiare të oficerëve të policisë gjyqësore, duke i prezantuar atyre me mënyra  dhe teknika se si tëidentifikojnë treguesit e shkeljeve financiare, të zbulojnë transaksione apo aktivitete të dyshimta, të kuptojnë skemat e ndryshme për pastrimin e parave të përodrura nga grupet e organizuara kriminale dhe duke nxitur ndarjen në mënyrë interactive të eksperiencave rreth teknikave pro-aktive hetimore mbi parandalimin dhe luftën kundër krimit financiar dhe ekonomik.

 

 

/ @sq