Trajnimi i tetë rajonal mbi Ligjin ‘Anti-Mafia’

training

Trajnimi i tetë rajonal mbi Ligjin ‘Anti-Mafia’

Më 29 qershor 2020, PAMECA V në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe EURALIUS V organizuan trajnimin e tetë rajonal për disa ndryshime në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimin, korrupsionin dhe krimet e tjera përmes masave parandaluese kundër pasurisë” (“Ligji Anti-Mafia”) dhe për rolin e ri të Gjykatës. Eksperti Afatshkurtër i PAMECA-Kryeprokurori i Benevento në Itali, ndau përvojën italiane në zbatimin e Ligjit Anti-Mafia. Ekspertët nga Shkolla e Magjistraturës, gjyqtar dhe prokuror, prezantuan mbi ndryshimet e reja të Ligjit Anti-Mafia dhe përvojat në zbatimin e Ligjit të ri Anti-Mafia. Diskutime midis ekspertëve nga PAMECA V dhe EURALIUS, si dhe nga pjesëmarrësit ofruan udhëzime në lidhje me aspektet e interpretimit të ligjit.

Ky trajnim u mbajt online dhe morën pjesë më shumë se 10 magjistratë që treguan interes të lartë për këtë temë.

 

June 30, 2020 / @sq