Trajnimi për Ndryshimet e Ligjit Anti-Mafia ndiqet nga 38 gjyqtarë dhe prokurorë

r2

Trajnimi për Ndryshimet e Ligjit Anti-Mafia ndiqet nga 38 gjyqtarë dhe prokurorë

Javën e fundit të Mars 2018, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA V përmbushi veprimtarinë 1.6.1 të Planit të Punës, duke zhvilluar sesionin e dytë të trajnimit për Ligjin Anti-Mafia, të moderuar nga Prokurori EAGj  Carmime Pirozzoli.

Zbatimi i rregullave të Kodit të Procedurës Penale për verifikimin, hetimin dhe gjykimet mbi pasuritë, në vend të rregullave të Kodit të Procedurës Civile që zbatoheshin më parë, zgjerimi i objektit, qëllimit dhe fushës së zbatimit të ligjit, kufizimi i rrethit të ngushtë të personave të afërt për të cilët gjen zbatim ligji, barra për të provuar se pasuritë janë fituar nga veprimtari të ligjshme etj., ishin disa prej temave kryesore që u mbuluan gjatë trajnimit.

Z. Henrik Ligori, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Z. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda prezantuan përkatësisht ndryshimet e ligjit Anti-Mafia në kuadër të Reformës në Drejtësi si edhe përvojën në zbatimin e ligjit të ri sipas këndvështrimit të prokurorisë dhe të gjykatës.

 

me shume foto …

 

 

/ @sq