Vizitë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë

IMG-20170912-WA0001

Vizitë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë

Në kuadër të Komponentit 1 të Projektit PAMECA, veçanërisht Veprimtarisë 1.2 “Mbështetje për forcimin e kapaciteteve hetimore të autoriteteve ligjzbatuese”Prokurori Ekspert Afatgjatë për Krimin e Organizuar dhe ekipi i tij kryen një vizitë në Prokuroritë e jugut të Shqipërisë në datat 11 dhe 12 shtator 2017.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi i veprimtarive të planit të punës së PAMECA V për gjashtëmujorin e parë tek Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë, për t’i nxitur ata që të shkëmbejnë pikëpamjet dhe të tregojnë nevoja specifike për trajnim në kuadër të ndryshimeve ligjore që janë kryer së fundmi. Takimi u përqendrua në ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, ngarkesën e çështjeve të prokurorive të rretheve si dhe problematikat që lidhen me njohjen e ndërsjellë të vendimeve penale etj.

Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve e mirëpritën idenë e trajnimeve tepër specifike dhe teknike si edhe e siguruan PAMECA V për gatishmërinë e tyre për të vënë në dukje çështje problematike për zbatimin e legjislacionit të miratuar së fundmi.

Shtator 14, 2017 / @sq