Vizitë Studimore për “Sigurinë e Kufirit dhe Migracionin”.

BSM2

Vizitë Studimore për “Sigurinë e Kufirit dhe Migracionin”.

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA IV që synon të asistojë autoritetet shqiptare për të harmonizuar sistemin e sigurisë së kufijve shqiptar me konkluzionet e Këshillit të 2006, për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Kufijve, u organizuar një vizitë stuydimore 3 – ditore në Vjenë, Austri për “Sigurinë e Kufirit dhe Migracionin”.

Vizita studimore u zhvillua me datë 9 – 11 Janar në ambjentet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vjenës. Përfaqësues të autoriteteve shqiptare morën pjesën në mënyrë aktive në këtë aktivitet, konkretisht z. Genc Merepeza, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit, dhe z. Ermal Milori, Shef Komisariati pranë Aeroportit Rinas. Fillimisht pjesëmarrrësit u njohën në mnëyrë të përgjithshme me aeroportin. Më pas prezantimi u fokusua në çështje dhe probleme më specifike, dhe të përbashkëta si për Austrinë ashtu dhe për Shqipërinë, të tilla, si: pajisjet e linjës së parë dhe të dytë të kontrollit, patrullimi i zonës së tranzitit; aplikimet për azil; kthimet dhe refuzimet në hyrje.

Një temë tjetër interesante që u shtjellua gjerësisht nga autoritetet kompetente austriake lidhej me patrullimin, vëzhgimin dhe kontrollin e perimetrit të aeroportit. Punonjësit e Policisë patën mundësi të vizitonin nga afër ambjentet e Njësisë Qëndrore të Sigurisë, një Njësi e rëndësishme pasi siguron akses të drejtëpërdrejtë në të gjitha kamerat e aeroportit, brenda dhe jashtë tij. Kjo Njësi ka një funksion të dyfishtë, pasi shërben edhe si Njësi për thirrjet e emergjencës.

Vizita në ambjentet e Njësisë së skanimit të valixheve dhe të bagazheve të dorës ishte me mjaft interes për pjesëmarrësit ku ato patën mundësi të shikonin dhe demostrime konkrete të procesit të skanimit të bagazheve.

Një tematikë tjetër interesante për të cilën Autoritetet Shqiptare shprehen interes janë dhe trajnimet, si fillestare apo të vazhdueshme për oficerët e kufirit. Trajnimet konsiderohen si një mundësi e mirë për shkëmbim experience, të praktikave më të mira si dhe njohjen me problemet dhe çështjet e konstatuara.

Vizita studimore shërbeu për të shkëmbyer me autoritetet homologe pikëpamjet dhe eksperiencën mbi policinë kufitare dhe aplikimin e masave të sigurisë. Vizita studimore u karakterizua nga diskutime interaktive profesionale dhe teknike nga pjesëmarrësit.

me shume foto …

 

 

Janar 16, 2017 / @sq