Vizitë studimore mbi rendin publik në Romë

svg4

Vizitë studimore mbi rendin publik në Romë

PAMECA V, organizoi një vizitë dy ditore në lidhje me “Procedurat Standarde Operacionale për menaxhimin e turmave: Planifikimi dhe menaxhimi i rendit publik për ngjarje të mëdha dhe të veçanta “, në kuadër të Komponentit 5 të Projektit lidhur me Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, që u zhvillua në 26-29 qershor në Romë të Italisë.

Projekti mbështeti pjesëmarrjen e një delegacioni të përbërë prej katër përfaqësuesve të nivelit të lartë të PSH: Drejtues Albert DERVISHAJ, Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, Departamenti i Sigurisë Publike; Udhëheqësi Hasan AHMETAJ, Shefi i Sektorit për Planifikimin Operacional, Drejtoria e Forcave Operacionale të Celulës, Departamenti i Sigurisë Publike; Udhëheqës, Dhimitraq ZIU, Zëvendës Drejtor për Sigurinë Publike, LPD Tiranë dhe Kryekomisar Lorenc SHEHU, Komandant i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë, Drejtoria e Forcave Operative Mobile, Departamenti i Sigurisë Publike.

Në Romë, delegacioni i ASP kreu disa takime, prezantime dhe vizita me homologët italian, përfaqësuesit e Zyrës së Rendit Publik në Departamentin e Sigurisë Publike, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale – Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit Policor – Shërbimi i Informacionit të Përgjithshëm, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Qendra e Informacionit për Mbrojtjen e Rendit Publik në Institutin e Inspektorëve në Neptun (RM).

Delegacioni i PSH-së pati mundësinë të shihte përvojën e homologëve të tyre në përgatitjen dhe zbatimin e planit të veprimeve operacionale gjatë menaxhimit të ngjarjeve publike dhe u prezantua me teknikat e reja operacionale. Ndërkohë, përfaqësuesit e ASP prezantuan përvojën, pengesat dhe pritjet e tyre në të ardhmen, duke përmbushur detyrat e tyre në ruajtjen e rendit publik.

Vizita Studimore shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave praktike midis kolegëve italianë dhe shqiptarë, pasuar nga një diskutim profesional, interaktiv e teknik.

me shume foto …

 

 

/ @sq