VLERËSIM I GJENDJES AKTUALE TË SISTEMIT TË THIRRJEVE TË EMERGJENCËS 112

IMG_3181

VLERËSIM I GJENDJES AKTUALE TË SISTEMIT TË THIRRJEVE TË EMERGJENCËS 112

Në kuadër të Aktivitetit 4.8.2 “Përmirësimi i Shërbimit Qendror dhe Mbështetje për sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Policisë së Shtetit për Rritjen e Kapaciteteve”, PAMECA V angazhoi një Ekspert Afat-Shkurtër në një mision për të inspektuar dhe vlerësuar gjendjen aktuale të Sistemit të Thirrjeve të Emergjencave dhe Komunikimit, i njohur ndryshe si “Numri i Unifikuar 112”, i vënë në zbatim me mbështetjen e Projektit PAMECA IV, si dhe për të rekomanduar hapat e mëtejshëm për shtrirjen e sistemit, pasi të garantohet që sistemi aktual që funksionon në Tiranë është i konsoliduar dhe plotësisht i besueshëm.

Vizita u zhvillua vetëm disa ditë pas një periudhe të ngarkuar për stafin e trajtimit të thirrjeve të emergjencës, si rezultat i problemeve serioze të krijuara nga përmbytjet në disa zona të vendit, e cila krijoi një ngarkesë të pazakontë me thirrje të emergjencës nga publiku, rreth 20.000 telefonata në një periudhë të shkurtër kohe.

me shume photo …

 

 

Dhjetor 12, 2017 / @sq