Vlerësimin Schengen i kufirit ne Shqiperi

EBE3

Vlerësimin Schengen i kufirit ne Shqiperi

Në kuadër të Planit të Punës, PAMECA IV ka organizuar një Vlerësim Schengen. Ky aktivitet është një iniciativë e përbashkët e PAMECA, OSBE Prezenca në Shqipëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit pranë Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim, është ngritur një Ekip Vlerësuesish, në përbërje të të cilit është një Ekspert Ndërkombëtar Afat Shkurtër dhe katër Oficerë të Policisë pranë pikave të ndryshme kufitare. Qëllimi kryesor i këtij misioni shtë vlerësimi i Pikave të Kalimit Kufitar të Muriqanit, Hani i Hotit, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, Porti i Vlorës dhe Marina e Orikumit. Gjatë misionit u vlerësuan pika të ndryshme të kalimit kufitar, si dhe u pasqyruan gjetje të ndryshme dhe u dhanë rekomandimet përkatëse për autoritetet policore. Me këtë qëllim u përgatit dhe një pyetsor, me pyetje të përgjithshme dhe specifike, dokument i cili iu kalua paraprakisht pjesëmarrësve, me qëllim që të pasqyrohet një situatë e plotë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kontrollit të kufirit, në hyrje dhe në dalje. Si dhe procedurave standarte që aplikohen. Kontrollet e vijës së parë dhe të dytë u vlerësuan në detaj, si dhe u konstatuan aspekte dhe problem të ndryshme për të cilat rekomandohet vëmendje në të ardhmen, të tilla si rritja e numrit të kabinave të kontrollit, përcaktimi i posaçëm i detyrave dhe përgjegjësive të kontrollorëve të vijës së parë si dhe një komunikim më i mirë ndërmjet dy vijave të kontrollit.

Çështje të ndryshme u identifikuan gjatë vijës së dytë të kontrollit, si nevoja për ekspertizë të avancuar në inspektimin e dokumentacionit, mungesa e paisjeve për kryerjen e inspektimit të dokumentave të fallsifikuar si dhe mungesa e paisjeve për kontroll të mjeteve. etj.

 

Një çështje tjetër me rëndësi është nevoja për kryerjen e trajnimeve të brendshme të personelit të Policisë Kufitare si dhe shpërndarja e njohurive të përftuara në trajnime të posaçme për pjesën tjetër të stafit, sipas procedurave të rekomanduara.

Bashkepunimi me autoritetet Doganore është një aspekt tjetër që u vlerësua gjerësisht, dhe që konsiston në veprime të përbashkëta, hetime dhe raportime të përbashkëta. Bashkëpunimi i Aeroportit të Rinasit, Policisë Kufitare dhe agjencive ajrore është konsideruar të jetë një bashkëpunim i rëndësishëm dhe rekomandohet që të forcohet dhe të jetë gjithnjë e më funksional në të ardhmen.

Analiza e riskut është një pikë tjetër që u vlerësua nga Ekipi i Vlerësimit, posaçërisht aspekte të veçanta si identifikimi i autoritetit që kryen analiza risku, shpeshtësia e kryerjes së tyre, kualifikimi i stafit në kryerjen e këtyre analizave të riskut, kryerja e analizave të përbashkëta, si dhe shpërndarja e produkteve të këtyre analizave në nivele të ndryshme organizative.

me shume foto …

 

 

Janar 24, 2017 / @sq