ZHVILLIMI I TRAJNIMEVE BAZË

IBM_BR

ZHVILLIMI I TRAJNIMEVE BAZË

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA IV që synon të asistojë autoritetet shqiptare për të harmonizuar sistemin e sigurisë së kufijve shqiptar me konkluzionet e Këshillit të 2006, për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Kufijve, EAGJ i PAMECA për MIK mori pjesë në sesionet e trajnimit gjatë 4 ditëve të zhvillimit të kursit bazë, i cili zgjat një muaj pë pjesëmarrësit. Oficerët e policisë kufitare, rekrutuar së fundmi pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare ishin grupi i shenjesturar për këtë trajnim, i cili u zhvillua në Akademinë e Sigurisë, ku morën pjesë 19 punonjës të Policisë Kufitare. Gjatë këtyre ditëve të trajnimit, mori pjesë dhe një përfaqësues i FRONTEX, konkretisht zv. Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX, z.Berndt Koerner, i cili trajtoi tematika specifike gjatë këtij aktiviteti.

EAGJ PAMECA IV për MIK bëri një prezantim të institucioneve të Bashkimit Europian dhe Schengen, me focus të posaçëm në kuadrin e tyre institucional dhe të organizmave të tyre përkatës. Një përshkrim i detajuar i krijimit dhe aspektit historik të institucioneve të BE dhe Schengen u prezantua nga EAGJ për MIK. Vëmendje e posaçme iu kushtua Sistemit të Informacionit Schengen (SIS) që është një bazë të dhënash e përdorur nga Shtetet Anëtare (SHA) të BE-së, me qëllim grumbullimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit rreth individëve dhe organizmave të caktuar.

Zv. Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX, z. Berndt Koerner, në cilësinë e tij si Lektor gjatë këtij aktiviteti trajnues, gjatë prezantimit të tij, u fokusua në një prezantim të përgjithshëm të FRONTEX, detyrave dhe objektivave kryesore, aspektit historik të tij si dhe perspektivës në të ardhmen. Misioni kryesor i Agjencisë së Kufirit Europian dhe Rojës Bregdetare, ndryshe njohur si FRONTEX, është promovimi, koordinimi dhe zhvilimi i menaxhimit të kufinjve të Europës në përputhje me të drejtat themelore dhe konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufinjve. Disa nga detyrat e tjera të FRONTEX përfshijnë: monitorimin e flukseve migratore; monitorimi i menaxhimit të kufinjve të jashtëm; koordinimi dhe organizimi i operacioneve të përbashkëta dhe ndërhyrjeve emergjente në kufi, me qëllim dhënien e asistencës Shteteve Anëtare në koordinimin dhe organizimin e operacioneve të kthimit.

Aspekte të teknikave të marrjes në pyetje dhe të kontrollit kufitar, u trajtuan në sesione të posaçme trajnuese, duke marrë në parasysh rëndësinë dhe nevojën e kryerjes së intervistave të plota, të qarta dhe të gjithanshme. Udhëtimi dhe marrja në pyetje e fëmijëve, të pashoqëruar nga të rriturit, ishte një temë tjetër delicate e cila u trajtua gjerësisht nga përfaqësuesi i FRONTEX, në kuadër të prioriteteve të kësaj Agjencie trafikimi i qënieve njerëzore, një fenomen i cili po përhapet me shpjetësi së fundmi.

Trajnimi bazë u karakterizua nga diskutime interaktive profesionale dhe teknike nga pjesëmarrësit.

Mars 23, 2017 / @sq