Training on International Judicial Cooperation / Seminar mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar

Training on International Judicial Cooperation / Seminar mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar

PAMECA Project in close cooperation with General Prosecution Office organized a training workshop on the introduction of the new amendments of the Law on jurisdictional relations with foreign authorities in criminal matters that entered in force in August 2021.

In his opening remarks, PAMECA V Team Leader Mr Carlo D’Achille, pointed out that international juridical cooperation can help countries to realise and provide criminal justice for their citizens.

Director of Directorate of International Jurisdictional Relations at General Prosecution Office, Mr Ols Dado, provided a detailed picture of the recent amendments and the challenges ahead during the implementation of the amended law.

One of the aspects that the new amendments introduce concerns the establishment of Joint Investigation Teams that are an efficient mechanism in the field of international judicial cooperation and widely spread specially among EU Member States. This topic was widely elaborate by Mr. Carmine Pirozzoli, Prosecutor in the Firenze Prosecution Office, who also provided concrete cases of JITs between Albania and Italy.

The training was also attended by Mrs Fatjona Memçaj Liaison Prosecutor of Albanian at Eurojust (European Union Agency for Criminal Justice Cooperation) who encouraged the Albanian prosecutors to make use of international judicial cooperation instruments offered by Eurojust, aiming to facilitate judicial cooperation between Albanian and EU Member States.

The training was actively attended by prosecutors and judicial police officers of Prosecution Offices of general jurisdiction, General Prosecution Office, Special Prosecution Office, National Bureau of Investigation and Ministry of Justice.

***********************************************************************************************************************************************

Projekti PAMECA në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme organizoi një seminar mbi prezantimin e ndryshimeve të reja ligjore të Ligjit për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë me autoritetet e huaja në çështjet penale, ligj i cili hyri në fuqi  në gusht 2021.

Në fjalën e hapjes, Drejtuesi i Projektit PAMECA V z. Carlo D’Achille, theksoi që bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar mund të ndihmojë vendet të japin drejtësi për shtetasit e tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhenieve Juridiksionale me Jashtë, z. Ols Dado, paraqiti një panoramë të detajuar të amendimeve të fundit ligjore dhe sfidave të mëtejshme për zbatimin e këtyre ndryshimeve.

Një nga aspektet që ndryshimet e reja ligjore paraqesin lidhet me krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore si një mekanizëm efikas në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar dhe gjerësisht të aplikuara ndërmjet Shteteve Anëtare të BE-së. Kjo tematikë u paraqit gjerësisht nga z. Carmine Pirozzoli, Prokuror në Prokurorinë e Firencës, i cili gjithashtu prezantoi dhe raste konkrete të SPH ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Seminari gjithashtu u ndoq nga znj. Fatjona Memçaj, Prokuror Ndërlidhës për Shqipërinë në Eurojust (Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Drejtësi Penale) që nxiti prokurorët shqiptarë për të shfrytëzuar instrumentët e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar të ofruara nga Eurojust, duke synuar lehtësimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të BE-së.

Seminari u ndoq në mënyrë aktive nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të zyrave të prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

20211123_091929 picture 2   20211123_095108 picture 1

20211123_092633 picture 3

 

 

November 25, 2021 / PAMECA V NEWS