Design for a Ship Database for IMOC
Nga data 22-23 qershor, komponenti i PAMECA IV për Menaxhimin e Integruar të Kufirit kreu një seminar tek Qendra e Mbyllur për Emigrantët e Parregullt në Karreç. Qëllimi i këtij seminari ishte të trajnohej stafi i Karreçit mbi ndihmën e parë dhe masat që mund të merren në situata fatkeqe (atak në zemër, përpjekjet për vetëvrasje, greva urie, etj.). Në trajnim morën pjesë 24 persona, si civil dhe me uniformë. Gjatë seminarit, eksperti afatshkurtër vendas i shpjegoi stafit mbi sëmundjet e ndryshme infektive (mënyra si shpërndahen dhe si të mbrojnë veten me disa mënyra të thjeshta). Në fund të trajnimit EASh-ja përgatiti një raport ku bënte rekomandime, me një theks të veçantë tek përmirësimi i infrastrukturës.