Seminar-trajnimi dy-ditor mbi “Qasjen moderne për përmirësimin e integritetit në Policinë e Shtetit”

Int1

Seminar-trajnimi dy-ditor mbi “Qasjen moderne për përmirësimin e integritetit në Policinë e Shtetit”

PAMECA V dhe DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë) organizuan një trajnim dy-ditor mbi “ Qasjen moderne për përmirësimin e integritetit në Policinë e Shtetit“, me qëllim ofrimit të Grupit të Punës, të përbërë nga anëtarë të Policisë së Shtetit (PSH) dhe Ministrisë së Brendshme (MB), me njohuritë e nevojshme për të përgatitur një hartë të plotë dhe të thellë të rreziqeve të korrupsionit brenda Policisë së Shtetit.

Ky aktivitet ishte parashikuar nga një Konferencë e Nivelit të Lartë për çështje të lidhura me Integritetin Policor që shërbeu për krijimin e Grupit të Punës të lartë-përmendur dhe për të përshkruar para një publiku të gjerë të përbërë nga palët e interesuara kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë mbi metodologjinë e analizës së rrezikut të korrupsionit dhe rëndësinë për të vendosur masa parandaluese dhe mekanizma për të luftuar çdo lloj korrupsioni brenda PSH.

Duke marrë parasysh se PSH-ja dhe Shërbimi për Punë të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) pranë MB, vlerësuan idenë e përgatitjes së një dokumenti të vlerësimit të rrezikut dhe faktin që jo vetëm PSH-së por edhe shumicës së institucioneve shqiptare i mungon ky lloj dokumenti, DCAF dhe PAMECA V shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur PSH dhe SHÇBA në përgatitjen e këtij mjeti të ri për çështje që lidhen me integritetin.

Bazuar në angazhimin e fortë të shprehur nga MB dhe Drejtori i Përgjithshëm i PSH, Z. Veliu, për të përgatitur një Plan konkret të Veprimit të Integritetit për PSH, PAMECA V dhe DCAF organizuan këtë trajnim për 18 anëtarët e Grupit Punues të përbërë nga SHÇBA, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive për Rendin Publik dhe Sigurinë në MB, Drejtoria e Standardeve Profesionale, Sektori i Auditimit dhe Sektori i Planifikimit Strategjik dhe Analizës në PSH, dhe nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Z. Giovanni Pasqua, Eksperti Afatgjatë i PAMECA V për Burimet Njerëzore, theksoi rëndësinë e këtij procesi, ndërveprimin e të gjithë anëtarëve të Grupit të Punës, dhe shprehu angazhimin e PAMECA V dhe DCAF për të ndihmuar Policinë e Shtetit në përgatitjen e një analize të rrezikut dhe Planin e Integritetit të Policisë që mund të shërbejë si një model për të gjitha institucionet shqiptare.

me shume foto …

 

 

/ @sq