Kurs-trajnimi 5-ditor më datat 17 -21 Maj 2021 për 10 punonjës të Njësisë së Vëzhgimit të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacional

Training_S

Kurs-trajnimi 5-ditor më datat 17 -21 Maj 2021 për 10 punonjës të Njësisë së Vëzhgimit të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacional

PAMECA V organizoi dhe zhvilloi një kurs-trajnimi 5-ditor më datat 17 -21 Maj 2021 për 10 punonjës të Njësisë së Vëzhgimit të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, kushtuar bashkëpunimit midis njësive të vëzhgimit, mbështetjes teknike dhe njësisë së agjentëve nën mbulim, ku punonjësit e vëzhgimit kishin për detyrë të siguronin mbrojtjen fizike të agjentëve nën mbulim.

Trajnimi u zhvillua nga Eksperti Afatgjatë për Krimin e Organizuar të PAMECA V në bashkëpunim me Njësinë e Agjentëve Nën-mbulim dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të vëzhgimit, mbështetjes teknike dhe njësisë së agjentëve nën mbulim në operacionet me këta agjentë. Punonjësit e vëzhgimit me më pak eksperiencë u mbështetën nga kolegët me më shumë përvojë të sektorit të tyre.

PAMECA V do të vazhdojë të mbështesë Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale edhe në të ardhmen.

/ @sq