Prezantimi i Planit të Integritetit

ip1

Prezantimi i Planit të Integritetit

PAMECA V, DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë) dhe Policia e Shtetit organizuan raundin e dytë të takimeve rajonale mbi zbatimin e Planit të Integritetit, trajnimin mbi etikën dhe vlerësimin e riskut. Takimet u organizuan në Drejtoritë Vendore të Policisë Korcë e Shkodër dhe u ndoqën edhe nga Komisariatet e afërta të këtyre Drejtorive. Në fjalën e hapjes, Z. Giovanni Pasqua, Ekspert i PAMECA V për Krimin e Organizuar, i cili foli edhe në emër të DCAF, theksoi faktin që Plani i Integritetit nuk është vetëm një dokument që certifikon vullnetin e PSH për të përmirësuar integritetin, por një proces i vazhdueshëm që vlerëson nivelin e cënueshmërisë të organizatës dhe përcakton mekanizma që identifikojnë dhe trajtojnë më mirë rreziqet në bazë ditore. Ky dokument do të ndihmojë PSH që të ketë një vizion më të qartë dhe do e drejtojë drejt efikasitetit dhe rezultateve më të mira në ceshtjet që lidhen me integritetin.

Gjatë dy takimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë që të diskutojnë mbi identifikimin e rreziqeve në nivel vendor, rreziqe të cilat ekspozojnë më shumë Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Komisariatet drejt korrupsionit. Zbatimi i masave të integritetit, përcaktimi i rezultateve dhe treguesve të prektshëm dhe konkret u diskutua gjerësisht mes pjesëmarrësve.

Projekti PAMECA V dhe DCAF do të vijojnë me organizimin e takimeve rajonale me qëllim promovimin e zbatimit të Planit të Integritetit, monitorimin dhe trajnimin e oficerëve të policisë në mbarë vendin.

me shume foto …..

 

Qershor 14, 2021 / I pakategorizuar