Burimet njerëzore dhe finaciare, logjistika e burimet teknike
Qëllimi kryesor i këtij komponenti është ndihma ndaj përfituesve për përmirësimin e kapaciteteve organizative dhe administrative për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, financiare dhe teknike me dobi dhe rendiment. Përmirësimi i mëtejshëm i kapaciteteve koordinuese me donatorët e jashtëm me qëllim që të reflektohet impakti i duhur i asistencës së donatorëve, është një aspekt që duhet theksuar me tej.
Veprimtaritë kryesore përfshijnë mbështetje për zhvillimin e procedurave për zbatimin e një tërësie praktikash të drejta dhe transparente për menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e procedurave dhe manualeve për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e aseteve, rishikimin e kurrikulës së trajnimit në përputhje me Kurrikulën e Përbashkët të CEPOL dhe FRONTEX, planifikimin e buxhetit dhe mbështetje për prokurimet, etj.