Jetëshkrimi i Drejtuesit të Ekipit

Carlo D’Achille
Drejtuesi i Ekipit

Z. Carlo D’Achille iu bashkua Policisë së Shtetit Italian në vitin 1988. Z. D’Achille është Kolonel i Lartë me një përvojë të gjerë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjatë viteve 2011 – 2014, ai shërbeu si Oficer Ndërlidhës Policor në Kroaci dhe gjatë viteve 2014 – 2017 shërbeu si Oficer Ndërlidhës Policor në Serbi për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive italiane të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve kombëtare në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Ai ofroi mbështetje operacionale për EMPACT WB duke zbatuar aktivitete specifike sipas Planit Operacional, siç ishte operacioni i Përbashkët Policor “Europe-2013”.
Z. D`Achille punoi për Ministrinë e Brendshme të Italisë për disa vjet, duke shërbyer në pozita të ndryshme menaxheriale. Për një periudhë prej gjashtë vjetësh, Z. D`Achille ka punuar si Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në Departamentin e Sigurisë Publike në Ministrinë e e Brendshme.
Ndërkohë, përvoja e tij profesionale e mëhershme, vitet 1994-2004, përfshijnë punën e tij në Zyrat Qëndrore të Policisë në Firence dhe në Milano, respektivisht në Divizionin e Batalionit të Policisë Speciale dhe Anti-krimit, Njësia e Hetimit, Njësia e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Njësia e Patrullimit. Gjatë kësaj periudhe ai ka shërbyer si Komandant i Kontigjentit Italian, Zëvëndës Komandant Rajonal për Administrimin, Operacionet dhe Shef i Seksionit në Njësinë Qëndrore të Intelligjencës gjatë Misionit të UNMIK në Kosovë.

Në vitin 2015 ai ka vepruar si ekspert i Takimit të Ekspertëve të Policisë Vjetore të OSBE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore dhe migracionit të paligjshëm, Njëherazi, Z. D’Achille ka ofruar ekspertizën e tij në Grupin e Monitorimit për vlerësimin e studimit mbi Ciklin e Politikave të BE-së mbi krimet e rënda dhe krimin e organizuar transnacional gjatë periudhës 2013-2017. Ai është caktuar si ekspert kombëtar për Grupin e Ekspertëve Evropian të Armëve të Zjarrit.
Z. D’Achille është diplomuar në “Istituto Superiore di Polizia” në Romë. Ai ka një Master në Drejtësi nga Universiteti “La Sapienza” në Romë, por gjithashtu mban edhe dy Mastera të Nivelit të Dytë, një në “Planifikimin dhe menaxhimin e akademive të policisë dhe qendrave të trajnimit” dhe një tjetër në “Studime për rendin dhe sigurinë, menaxhimi i krizave ndërkombëtare humanitare” të marra nga universitetet “Cattolica” dhe “Roma Tre” në Itali.
Në vitin 2017, Z. Carlo D’Achille iu bashkua projektit PAMECA V, Konsolidimi i Agjencive Ligjzbatuese, Mbështetje për Ministrinë e Brendshmë, Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, si Drejtues Projekti dhe Ekspert Afatgjatë për planifikimin strategjik dhe koordinimin e kapaciteteve të përfituesve të drejtëpërdrejtë. Ai është i martuar dhe ka dy vajza.