Jetëshkrimi i Ekspertëve Afatgjatë

Gilles-Ermano Locchi
Ekspert Afat-Gjatë për Krimin e Organizuar

GILLES-ERMANO LOCCHI është Major francez diplomuar në Akademinë Kombëtare të Oficerëve të Policisë në Kanë-Eklyzë në vitin 1982 si leitnant. Eksperti Afat-Gjatë zotëron eksperiencë 30 vjeçare në fushën e sigurisë së brendshme me fokus hetimet penale, bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore dhe trajnimet policore. Që nga viti 1982 ai ka operuar në departamentet e hetimeve penale në nivel qendror dhe lokal të Policisë franceze dhe në departamentet e dedikuara trajnimeve të policisë dhe bashkëpunimit gjyqësor, konkretisht në Departamentin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme franceze.
Ai ka shërbyer 11 vjet në misione ndërkombëtare në Liban, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nigeri ku ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen, bashkërendimin dhe menaxhimin e asistencës teknike ndaj forcave të policisë të këtyre shteteve në fushën e hetimeve penale. Gjithashtu, ka qenë përgjegjës në konceptimin, menaxhimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit të ofruara forcave të policisë të shteteve përfituese mbi luftën kundër krimit të organizuar, hetimeve penale dhe bashkëpunimit gjyqësor, luftës kundër terrorizmit, lëndëve narkotike, automjeteve të vjedhura, falsifikimit të monedhës dhe trafikimit të armëve.
Ai ka mbuluar pozicionin e Shefit të Bashkëpunimit Teknik në fushën e trajnimeve në Francë në periudhën nga 2011 deri më tani. Ka qenë gjithashtu Zëvendës Shef i Departamenteve të Projekteve Evropiane në Francë nga 2006 në 2009, Zëvendës Atashe i Policisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga 2002 në 2006, si dhe Shef i bashkëpunimit teknik në zyrën e çështjeve gjyqësore në Francë nga 2000 në 2002. Ai ka dedikuar 18 vjet të karrierës së tij shërbimit të policisë gjyqësore ku ka shërbyer drejtpërdrejtë për Departamentet e Hetimeve Penale në vitet 1982 – 2000.
Që nga viti 2013, Z. Locchi është pjesë e projektit PAMECA për Konsolidimin e Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri, në cilësinë e Ekspertit Afat-Gjatë për Krimin e Organizuar.

Teute Krasniqi
Ekspert Afat-Gjatë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Teute është një eksperte ligjore e Departamentit të Kontrollit të Kufirit dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme Federale të Republikës së Austrisë.
Pas përfundimit të studimeve për drejtësi në Universitetin e Vjenës, ajo ka punuar si konsulente për të drejtat e njeriut për Institutin Ludwig Boltzmann (fokusi i punës kërkimore: Ballkani Perëndimor) dhe stazhin e ka kryer në Gjykatën e Lartë të Vjenës.
Një vit më pas, ajo j’u bashkua Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë, ku ka shërbyer në nivele të ndryshme të autoritetit në disa departamente, duke përfshirë Zyrën Federale Austriake të Azilit dhe Byronë Federale Austriake kundër Korrupsionit, në të cilën ajo ka qenë Drejtuese e Njësisë mbi “Çështjet Bi-dhe Multilaterale, Ndihmën e Ndërsjelltë dhe Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar”.
Gjatë angazhimit të saj në Ministrinë e Brendshme Federale të Austrisë, ajo ka punuar si eksperte afatshkurtër, folëse/lektore me fokusin kryesor mbi vendet e Ballkanit Perëndimor ( duke përfshirë Shqipërinë) në një sërë rastesh si: Projekti i BE-së “Mbështetje për Zbatimin e Ligjit në Bosnje-Hercegovinë”; Projekti kundër Korrupsionit në Kosovë; SIENA “Aplikimi i Rrjetit të Sigurtë të Shkëmbimit të Informacionit”), projekt i realizuar nga Austria, Polonia dhe Europol; Strategjia e Rajonit të Danubit”, eksperte e Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë , midis të tjerash, për “Platformën Globale të Pikave të Fokusit “ të Interpolit (iniciativa STAR), për Grupin e Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) të Këshillit të Europës dhe një Projekt Binjakëzimi të ILECU-t për (Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, dhe Malin e Zi). Përveç kësaj, ajo ka punuar si drejtuese projekti në Projektin Ndërkombëtar të EACT-it (Trajnimi Europian kundër Korrupsionit) dhe në projektin e IACSS-së (Shkolla Verore Ndërkombëtare kundër Korrupsionit), që të dyja të iniciuara dhe zbatuara nga Ministria e Brendshme Federale e Austrisë.
Para se t’i bashkohej ekipit të projektit PAMECA, ajo ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor në Departamentin e Kontrollit Kufitar dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme Federale të Austrisë (Njësia “Masat Shtrënguese të Policisë së Emigracionit” me theks kryesor mbi çështjet ligjore të kontrollit kufitar, si dhe për çështjet e ripranimit dhe kthimit. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka marrë pjesë në projektin PAMECA si eksperte ndërkombëtare duke punuar për Projektligjin e ri për Kontrollin Kufitar.
Me origjinë nga Kosova, Teute ka aftësi të shkëlqyera komunikuese gjuhësore dhe ndërkulturore, të nevojshme për punën e saj me projektin PAMECA.
Që nga viti 2016, Teute është pjesë e projektit PAMECA për Konsolidimin e Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri, në cilësinë e Ekspertit Afat-Gjatë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Carmine Pirozzoli
Ekspert Afatgjatë për Krimin e Organizuar

Carmine Pirozzoli është Prokuror italian i diplomuar për Drejtësi në Universitetin Tor Vergata, Romë. Karrierën si prokuror ai e ka filluar që në vitin 2001 duke u specializuar në hetimin dhe procedimin e falimentimit, pastrimit të parave dhe krimit financiar. Ai ka qenë drejtpërdrejt përgjegjës për sekuestrimin e shumave të mëdha të parave që rridhnin prej krimit si edhe për krijimin e një grupi oficerësh dhe agjentësh të Guardia di Finanza posaçërisht për hetimet në fushën e falimentit dhe të krimit financiar. Z. Pirozzoli ka drejtuar hetime dhe ka proceduar çështje kundër organizatave kriminale lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore.
Nga tetori 2013 deri në korrik 2017 ai ka ushtruar funksionet në Sektorin për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare në Drejtorinë e Drejtësisë Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Italisë, duke ofruar mbështetje gjatë fazës së zbatimit të instrumenteve rregullatore të BE-së për çështjet penale. Duke filluar nga prilli 2015, ai u emërua Drejtues i sektorit të sipërpërmendur.
Ai ka luajtur një rol aktiv gjatë Presidencës Italiane të Këshillit Evropian, si Drejtues i Grupit të Punës së Këshillit për negocimin e propozimit mbi një direktivë për harmonizimin e rregullave për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të Bashkimit Evropian (PIF). Në Grupin e Punës, ai ka negociuar në emër të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë lidhur me propozimin për ngritjen e Zyrës Evropiane të Prokurorisë (EPPO).
Në 2015, ai ofroi kontributin e tij si anëtar i delegacionit të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, për vlerësimin e nivelit të përputhshmërisë dhe efektshmërisë së sistemit italian AML/CFT me rekomandimet e FAFT (Task Forca për Veprim Financiar).
Në 2016, ai u ngarkua nga Ministria e Drejtësisë së Italisë për të negociuar propozimin për një Direktivë për të luftuar pastrimin e parave nëpërmjet të legjislacionit penal dhe propozimin për rregullimin e njohjes së ndërsjellë të urdhërave të konfiskimit.
Që prej shkurtit 2017, ai u ngarkua nga Drejtuesi i Zyrës Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë së Italisë, për të adresuar çështjet ligjore lidhur me sinjalizimin.
Z. Pirozzoli ka përfaqësuar Italinë në seancat plenare të Rrjetit Evropian për të Drejtat e Viktimave. Akoma më tej, ai ka ndjekur shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos për marrjen e provave në fushën e kibernetikës, transferimin e të burgosurve, intensifikimin e luftës kundër krimit financiar.

Vincent Maillard
Ekspert Afat-Gjatë për Anti-Terrorizmin

Vincent Maillard është një Major i Policisë Franceze i diplomuar pranë Shkollës Kombëtare të Oficerëve të Policisë në Cannes-Ecluse në vitin 1996 dhe ka kryer studimet e larta duke u diplomuar në Ekonomi. Vincent Maillard ka pothuajse eksperiencë 20 vjeçare në fushën e sigurisë së brendshme dhe publike me fokus në hetimet penale dhe bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore.
Që nga viti 2015 ka shërbyer në cilësinë e Majorit në Njësinë Kombëtare të EUROPOL dhe në Drejtorinë Qendrore të Policisë Gjyqësore, Sektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe në të njëjtën Njësi pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme franceze. Vincent Maillard ka qenë përgjegjësi i lehtësimit dhe përmirësimit të shkëmbimit të informacioneve me shtetet partnere nëpërmjet kanaleve të EUROPOL dhe INTERPOL në terma bashkëpunimi gjyqësor operacional dhe ndërkombëtar në fushën e kundër-terrorizmit, krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.
Për një periudhë 5 vjeçare ka shërbyer gjithashtu në cilësinë e Majorit/Shefit të Njësisë Anti-Drogë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjyqësore në Ajaccio. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë përgjegjës për kryerjen e hetimeve penale në fushën e trafikut të narkotikëve, në zbatim të kuadrit ligjor të shteteve të ndryshme. Në bashkëpunim dhe bashkërendim të ngushtë me autoritetet gjyqësore, ka përgatitur dhe referuar ndaj zyrës së prokurorisë procedimet penale.
Për një periudhë 2 vjeçare ka shërbyer si Kapiten Policie/Shef i Njësisë së Kundër-Terrorizmit në Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjyqësore në Ajaccio. Vincent Maillard ka qenë përgjegjës për përgatitjen dhe trajtimin e procedimeve penale dhe hetimeve në fushën e luftës kundër lëvizjes separatiste të Korsikës, në zbatim të kuadrit ligjor të shteteve të ndryshme. Në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij, ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë me Nën-Drejtorinë e Anti-Terrorit (SDAT) e cila është pjesë e Drejtorisë Qendrore të Policisë Gjyqësore.
Vincent Maillard gëzon eksperiencë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe rendit publik dhe ka shërbyer si Leitnant/Shef i Njësisë së Task Forcës së Dhunës Urbane pranë Departamentit të Sigurisë Publike në pjesën veri-qendrore të Francës për një periudhë 8 vjeçare.
Që nga muaji tetor 2017, Z. Maillard është bashkuar me projektin PAMECA V për Konsolidimin e Agjencive Ligjzbatuese – Mbështetje për Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë.

Maurizio Mirarchi
Ekspert Afat-Gjatë për Krimin e Organizuar

Maurizio Mirarchi is an Italian coordinator with a high professional operating profile. He has served in investigative offices such as Criminal Police and the Anti-Mafia Investigation Department. He has always worked in the field of organized crime. He was at the forefront of the fight against the “camorra” where he participated in the investigation and capture of dangerous fugitives. Mr Mirarchi has worked in the field of International drug trafficking and money laundering and financial crimes. He has carried out various international missions, always of an operational nature: Netherlands, United Kingdom, and Spain. In 2012 -2013 he was sent on a mission to the Embassy of London with the duties of liaison officer’s Assistant. He is specialized in the field of international traffic with the American DEA, where he attended the Advanced Drug Enforcement School qualified course by United States Drug Enforcement. He is specialized in the fight against corruption and in the control of mafia infiltration in tenders by attending the Anti-laundering course: “Fighting corruption and criminal penetration in public tenders”, organized by former PA and Presidency Council of Ministers. He has been the recipient of several high-level awards from the Chief of Italian Police. He has held training in Tirana (Albania) as a Short Term Expert at the Albanian Police Training Academy on wiretapping and investigative activities concerning the identification of criminal associations – Money laundering.

Giovanni Pasqua
Ekspert Afatgjatë për Burimet Njerezore

Z. Giovanni Pasqua është Këshilltar Ligjor Ndërkombëtar me fokus kryesor në sundimin e ligjit. Z. Pasqua ka mbi 18 vjet eksperiencë në nivel ndërkombëtar në fushën e Sundimit të Ligjit, të Drejtën Penale Ndërkombëtare; në vitin 1997 ai filloi si Zyrtar i Këshillit Ndërkombëtar Shkencor dhe Këshillim Profesional të Instituteve të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Krimit dhe Krimit të Drejtësisë (PNI) me seli në Milano, Itali. Ai ka kombinuar pozita menaxheriale në institucionet akademike dhe kërkimore – duke qenë Drejtor Shkencor dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve të Larta në Shkencat Penale (ISISC). Z. Pasqua ka një eksperiencë të pasur si Ekspert i Drejtësisë Penale, siç është eksperienca e punës në Misionin e Ndihmës së BE-së në Shqipëri, lidhur me Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS III) si dhe eksperienca si Këshilltar Ligjor në Reformën Gjyqësore dhe Sundimin e Ligjit për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Misioni në Serbi. Ai ka kontribuar dhe ka punuar në të gjitha fazat e ndryshme të ciklit të menaxhimit të projektit dhe në të gjitha rolet relevante lidhur me menaxhimin e projekteve kërkimore akademike, të asistencës teknike dhe projekteve kërkimore të aplikuara. Detyrat e tij shkonin nga hartimi i propozimeve shkencore, programeve të trajnimit, aktiviteteve për mbledhjen e fondeve dhe institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, e deri në zbatimin konkret si dhe monitorimin dhe raportimin.
Z. Pasqua, ka kryer disa misione këshilluese afatgjata dhe afatshkurtra në të gjithë rajonin, në projektet e financuara nga BE dhe jashtë saj. Ne mund të theksojmë këto detyra si: në Kosovë (Forcimi i Efiçiencës, Përgjegjshmërisë dhe Transparencës së Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë); Projekti i Binjakëzimit në Tunis (Mbështetja e Programeve të Trajnimit për Stafin e Sektorit të Drejtësisë Tuniziane); Projekti i Binjakëzimit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (Njësia për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Prokuroria Publike); Egjipti (Ndihma Teknike e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit të drejtësisë egjiptiane); Iraku (Ndihma Trajnuese për Komisionin Irakian për të Drejtat e Njeriut), etj.
Z. Pasqua ka punuar gjithashtu si konsulent për Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe për projekte të ndryshme të financuara nga BE në disa vende. Z. Pasqua, si një profesionist shumë i lartë, ka demonstruar aftësi diplomatike të konsoliduara sepse jo vetëm që merret me institucionet akademike, por merret edhe me agjencitë kryesore të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare si UNDP, UNODC, UNHCR, UNICRI, ICC, FMN, EUROPOL, EUROJUST, OSCE, IOM dhe IDLO.