Lufta kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, krimit financiar dhe korrupsionit

Qëllimi kryesor i veprimtarive të parashikuara në këtë komponent është fuqizimi i kapaciteteve hetimore të agjencive ligj zbatuese dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, agjencive si edhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Veprimtaritë kryesore përfshijnë mbështetje për vendosjen e një qasjeje strategjike dhe gjithëpërfshirëse kundër krimit të organizuar, përmirësimin e kuadrit ligjor, rishikimin e akteve/ rregullave procedurale të hetimit penal, kryerjen e analizave/vlerësimeve gjithëpërfshirëse, trajnime të përbashkëta rajonale polici-prokurori, programin trajno trajnuesit, trajnime të përshtatura për agjenci/struktura specifike, drejtim dhe këshillim.

Përkrahja e projektit PAMECA V do të përqendrohet gjithashtu edhe në drejtoritë vendore të policisë dhe në prokuroritë e rretheve me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorisë në nivel lokal, njëkohësisht duke mos lënë pas dore edhe nivelin qendror.