Lufta kundër terrorizmit
Qëllimi kryesor i këtij komponenti është të zhvillojë kapacitetet e agjencive kryesore vendase të përfshira në luftën kundër terrorizmit. Asistencë e drejtëpërdrejtë do të mundësohet për Drejtorinë e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit në parandalimin dhe hetimin e krimeve lidhur me terrorizmin.
Drejtoria e Antiterrorit është krijuar në tetor 2014 dhe ka 4 Drejtori të tjera në qarqe të cilat do të asistohen nga PAMECA V gjithashtu.
Veprimtaritë kryesore të këtij Komponenti përfshijnë mbështetje për të zhvilluar dhe zbatuar kuadrin strategjik, vlerësimin e kuadrit ligjor/institucional dhe të kapaciteteve përkundër instrumenteve ndërkombëtare/të BEsë, mbështetje për të zhvilluar teknika të reja speciale të hetimit, mbledhjes së provave dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.