Planifikimi strategjik dhe koordinimi i kapaciteteve të përfituesve të drejtpërdrejtë

Qëllimi kryesor i këtij komponenti është dhënia e mbështetjes zyrtarëve të lartë për shndërrimin e vendimeve mbi politikat në plane strategjike dhe operacionale, në përputhje me kërkesat për integrimin evropian dhe praktikat më të mira në këtë fushë. Veprimtaritë kryesore përfshijnë mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të grupit të synuar për identifikimin e përparësive, për hartimin e dokumenteve strategjike dhe të veprimit, mbështetjen e strukturave për integrimin në BE dhe praktikat e tyre të punës lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucional, identifikimin e përparësive dhe nevojave për financim nga donatorët si dhe përmirësimi i infrastrukturës së TI dhe komunikimit.

PAMECA V do të vijojë të sigurojë mbështetje dhe këshillim strategjik për zyrtarët e lartë e institucioneve përfituese (MB, PP dhe PSH) për çështje të ndryshme strategjike, kryesisht planifikimi strategjik, ndryshimet ligjore dhe strukturore, bashkëpunimi institucional e ndërkombëtar me BE dhe agjencitë e shteteve anëtare në këtë fushë.